Kuriozitete NASA fotografon një vorbull në mes të Liqenit të Shkodrës

NASA fotografon një vorbull në mes të Liqenit të Shkodrës

Një vorbull në qendër të Liqenit të Shkodrës, liqenin më të madh në Gadishullin Ballkanik, është kapur nga NASA. Kjo pamje ka tërhequr vëmendjen e një astronauti në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Liqeni i Shkodrës është liqen karstik dhe shtrihet në kufi me Malin e Zi dhe është një shembull i fenomenit të kriptodepresionit, ku pjesë të liqenit shtrihen mbi nivelin e detit.

Vorbulla e kapur nga astronauti i NASA-s, mund të jetë shkaktuar nga përzierja e sedimenteve që kanë ardhur nga shtrirja e dëborës në male. Shumica kanë si burim ujin që vjen nga Mali i Moravës.

Bimët dhe gjallesat në Liqenin e Shkodrës, duke qenë se një pjesë e ujrave të freskëta shtrihen pranë qyteteve, janë të rrezikuara që të zhduken për shkak të aktivitetit njerëzor.

Mali i Zi ka kthyer pjesën perëndimore të liqenit në park kombëtar, ndërsa Shqipëria ka deklaruar pjesën e saj, si zonë të mbrojtur. Këto masa janë marrë për të mbrojtur speciet si zogjtë, mikroorganizmat dhe jetën nënujore, përfshirë ngjalat, kërmijtë dhe specie të peshqve endemikë.