Extra NASA kap në foto Diellin që po ‘buzëqesh’

NASA kap në foto Diellin që po ‘buzëqesh’

Një satelit i NASA-s ka kapur një imazh të Diellit ku ai duket sikur po buzëqesh.

“Sot, Observatori Dinamik Diellor i NASA-s e kapi diellin duke ‘buzëqeshur’”, shkroi agjencia hapësinore amerikane në Twitter.

“Në spektrin ultravjollcë, këto njolla të errëta në Diell njihen si vrima koronare dhe janë vende ku era diellore lëviz me shpejtësi në hapësirë”, thuhet në postim.

Observatori Dinamik Diellor i NASA -s është një mision që vëzhgon Diellin që nga viti 2010, duke vëzhguar aktivitetin diellor dhe të dhëna të tilla si fusha magnetike dhe prodhimi i energjisë.