Kuriozitete NASA zbulon Supertokën jashtë Sistemit Diellor

NASA zbulon Supertokën jashtë Sistemit Diellor

Teleskopi orbital i NASA-s, TESS, ka zbuluar ekzoplanetin, një planet jashtë Sistemit Diellor, në madhësinë e vetë tokës. Lajmi u publikua nga Agjencia Hapësinore Amerikane. Trupi qiellor, sipas NASA-s, gjendet 52 vite dritë larg nga toka.

Ekzoplaneti rrotullohet rreth yjeve çdo 7,8 ditë, sipas të dhënave të para. Kjo tregon se ky trup qiellor mund të përballojë temperaturë deri në 427 gradë Celsius.

Sipas NASA-s, edhe një planet i dytë orbiton yjet, të cilin studiuesit e përshkruajnë si një nën-neptun më të ngrohtë.

Planetët janë quajtur “Super-Toka” dhe “Toka e nxehtë”.

Diametri i Ekzoplanetit është sa 89% e të gjithë rruzullit tokësor. Me shumë gjasë, sipas shkencëtarëve të NASA-s, ka përbërje shkëmbore dhe është i pabanueshëm.

Nisur në mision 1 vit më parë, teleskopi orbital i NASA-s, TESS, ka si qëllim kërkimin e planetëve jashtë Sistemit Diellor.

Ai do të zgjasë për 2 vjet dhe i ka kushtuar qeverisë amerikane 337 milionë dollarë.

Deri më tani, TESS ka identifikuar 10 planetë të tjerë dhe synimi është deri në 50 të tillë.