Bota “NATO nuk e do një tjetër Luftë të Ftohtë”

“NATO nuk e do një tjetër Luftë të Ftohtë”

NATO-ja nuk do një garë të re armatimesh apo një luftë të re të ftohtë me Rusinë, por ajo do të mbrohet nëse është e nevojshme, deklaroi sot shefi i saj me rastin e 70-vjetorit të Aleancës së Atlantikut.

“NATO-ja do të ndërmarrë gjithnjë masat e nevojshme për të garantuar një bisedim të besueshëm dhe efikas”, deklaroi sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg gjatë një fjalimi para Kongresit amerikan në Uashington.