Kulturë Ndahet nga jeta “Coli”, bëri bujë te filmi “Debatik”

Ndahet nga jeta “Coli”, bëri bujë te filmi “Debatik”

Kinematografia shqiptare ka humbur sot një tjetër emër të njohur. Bëhet fjalë për aktorin Shpëtim Zani, i cili u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak. Aktori Zani njihet nga artdashësit me emrin “Coli” tek filmi “Debatik”.

Ai luajti vetëm një rol në jetën e tij, ndërsa roli tek filmi i mësipërm e përjetësoi në mendjen e shikuesve. Lajmin e ndjerë e kanë shpërndarë miqtë në rrjetet sociale.

Aktori luajti me artistët e spikatur të filmit shqiptar si Sulejman Pitarka, Roland Trebicka dhe me shumë aktorë të tjerë të mëdhenj.  Shpëtim Zani spikati në rolin e tij, si një jetim i varfër, e cili arriti të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth, ndërsa vritet në një moment tensioni.