Sport Ndahet nga jeta Gigi Simoni, ish-trajner i Interit dhe fitues i Kupës...

Ndahet nga jeta Gigi Simoni, ish-trajner i Interit dhe fitues i Kupës UEFA 1998

Dhimbje në botën e futbollit: në moshën 81-vjeçare është shuar përgjithmonë ish-trajneri i njohur Gigi Simoni, që ka drejtuar Interin dhe ishte pranë titullit me Ronaldo Fenomenin dhe rastin me Iulianon (penalltia e paakorduar) në Inter-Juventus.

Si futbollist ka luajtur me Torino, Brescia dhe Genoa, ndërsa me Interin e Ronaldo “Fenomenit” fitoi Kupën UEFA në vitin 1998. Trajneri kishte nisur të sëmurej rëndë në 22 qershor 2019. Simoni zhduket pikërisht në ditën e dhjetëvjetorit të Tripletës së Interit, 22 maj 2010.