Sport Ndahet nga jeta ikona e klubit të Tiranës

Ndahet nga jeta ikona e klubit të Tiranës

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare, një prej yjeve të futbollit të viteve 60-70 dhe ish-trajner, Ali Mema.

Ikona e klubit të Tiranës humbi betejën me një sëmundje të rëndë, duke lënë pas vetes një trashëgimi të madhe në sportin shqiptar, e mbi të gjitha në skuadrën bardheblu.

Ali Mema e kaloi pjesën më të madhe të karrierës me Tiranën, ndërsa ka luajtur edhe me Vllazninë dhe një sezon me Partizanin, teksa regjistroi edhe 14 ndeshje me Kombëtaren.