Kulturë Ndahet nga jeta mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku

Ndahet nga jeta mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku

Ndahet nga jeta mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku. Solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ndërroi jetë sot në orën 02:30 të mëngjesit pas një sëmundjeje të rëndë.

Çeliku u nderua pak ditë më parë nga presidenti i Republikës me dekoratën “Nderi i kombit”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

Ai ishte vetë e pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë.

Rexhep Çeliku ishte nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.

Ai ka lindur më 19 korrik 1954 në Tiranë dhe që nga viti 1976 ishte solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Ai numëron në repertorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.