Sport Ndahet nga jeta trajneri i Atletikës, Vildan Tufi

Ndahet nga jeta trajneri i Atletikës, Vildan Tufi

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare trajneri i Atletikës, Vildan Tufi, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Vildan Tufi ka lindur më 14 prill 1945 në Shkodër dhe jetën e tij ia ka përkushtuar Atletikës. Ai ka trajnuar kampionë të mëdhenj kombëtarë, por edhe me rezultatet më të larta ndërkombëtare për vite me radhë.

Në qershor të këtij viti profesor Vildan Tufi u dekorurua nga presidenti Meta me titulin mjeshtër i madh.

Ndërkaq kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, përmes një mesazhi ngushëllimi në Facebook, e ka cilësuar ndarjen e tij nga jeta një humbje të madhe për sportin shqiptar.