Kryesore Ndalimi i drejtuesve të PD në Librazhd, Basha: Reprezalje ndaj kundërshtarëve politikë

Ndalimi i drejtuesve të PD në Librazhd, Basha: Reprezalje ndaj kundërshtarëve politikë

Kreu i PD, Lulzim Basha reagoi lidhur me 7 arrestimet si dhe procedimet penale të bëra nga policia e qytetit të Librazhdit, pasi protestuan ditën e djeshme kundër kryeministrit Rama.

Mes të arrestuarve është kryetari i Degës së PD-së Librazhd Bujar Vreto, si edhe ish-deputeti Aurel Bylykbashi.

Basha i quajti veprimet e policisë reprezalje dhe sipas tij në këto katër muajt e fundit janë ndaluar dhunuar dhe arrestuar shumë qytetarë të pafajshëm.

“Këta veprime janë reprezalje ndaj kundërshtarëve politikë që protestojnë ndaj regjimit të Edi Ramës. Mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të PD mbahen paligjshmërisht në arrest. Qindra qytetarë të tjerë që kanë protestuar kundër qeverisë, janë ndaluar, dhunuara, rrahur dhe arrestuar në mënyrë të paligjshme këto muajt e fundit.

Sistemi i drejtësisë është shpartalluar, parlamenti është shpartalluar, administrata publike është militarizuar. Rama ka vendosur një pushet autokratik. Vuri në kontroll të gjitha pushtet dhe po i përdor si vegla. Edi Rama mbrohet nga Sandër Lleshaj dhe Arta Marku. Ju bëj thirrje policëve dhe prokurorëve të mos u binden urdhërit të autokratit të inkriminuar të Ramës dhe veglave të tij”