Kryesore Ndalohet këngëtari Aleksandër Gjoka

Ndalohet këngëtari Aleksandër Gjoka

Është ndaluar nga policia këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka.

Burime zyrtare nga policia thanë se rreth orës 00.15, se Gjoka është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Sipas policisë, pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se këngëtari drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.