Aktualitet Ndalohet në Elbasan ish-polici i përfshirë në grabitjen e Rinasit

Ndalohet në Elbasan ish-polici i përfshirë në grabitjen e Rinasit

Tre ditë pas grabitjes së bujshme në Rinas është ndaluar në Elbasan një person që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Report Tv thotë se ai është me inicialet A.H., ndërsa ka qenë punonjës i policisë së shtetit më parë.

Nga ekspertiza që është bërë rezulton se nga telefonatat që kanë bërë autorët ky ka komunikuar me ta dhe ka elementë të bashkëpunimit.