Aktualitet Ndalohet pronari i “Skela Syla”, akuzohet për shkelje të rregullave në punë

Ndalohet pronari i “Skela Syla”, akuzohet për shkelje të rregullave në punë

Tre javë pas ngjarjes tragjike ku nga rrëzimi i një skele në një pallat në rikonstruksion humbën jetën dy punëtorë, policia ndaloi administratorin e firmës, Petrit Syla.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se 46-vjeçari u arrestua pas urdhrit që prokuroria kishte lëshuar për të “për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Mesditën e 16 gushtit punëtorët Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra u zunë poshtë nga skela që u shemb ndërsa të lënduar mbetën edhe 3 punëtorë të tjerë.

Për ngjarjen u arrestuan edhe drejtuesi teknik i “Skela Syla”, Ilir Bendo i cili vijon të jetë në burg ndërsa drejtuesi i punimeve Xhimi Tarushi ndodhet në arrest shtëpie.