Kryesore Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore: Çfarë lëshoi PS dhe çfarë PD

Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore: Çfarë lëshoi PS dhe çfarë PD

Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore: Cfarë lëshoi PS dhe cfarë PD

Pas disa ditësh intensive bisedimesh mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, është arritur marrëveshja për Reformën Zgjedhore.

Sa i takon pikës për depolitizimin e Komisonit Zgjedhor, palët janë dakordësuar për të mos aplikuar formula të reja, por në zgjedhje do të procedohet me po të njëjtën formulë si në zgjedhjet e mëparshme.

Ndërkaq një tjetër pikë e cila ka mbajtur pezull këtë marrëveshje, kërkesa e PD-së për identifikim biometrik të votuesve, është pranuar nga mazhoranca.

Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.

Ankimimi do të bëhet në Kolegj Zgjedhor, me gjyqtarë të vetuar. Mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian.

Në një deklaratë për mediat, Oerd Bylykbashi nën përfaqësimin e PD, u shpreh se Qeveria tentoi që të kapte Komisionet Zgjedhore, por pasi nuk ia doli u tërhoq.

“Sot u arrit dakordësi për administrimin zgjedhor, identifikim biometrik në masën 100% dhe komision zgjedhor i cili riformatohet tërësisht. Ne propozuam formulë për depolitizimin e komisioneve zgjedhore, por u refuzua nga mazhoranca. Mazhoranca u përpoq të kapte komisionet zgjedhore, por nuk i kapi dot”, tha Oerd Bylykbashi.

Nga pala e PS, Damian Gjiknuri u shpreh se lajmi i mirë është arritja e marrëveshjes dhe se zgjedhjet nuk do të mbahen peng.

Por për Gjiknurin e rëndësishme është që PD hoqi dorë nga pretendimet që ai i cilësoi absurde.

“Pavarësisht se rekomandimi i OSBE/ODIHR ka qenë që administrata të ishte e depolitizuar dhe qëllimi i PS ishte që këtë ta çonte para fatkeqësisht PD nuk ishte gati, por tashmë kemi rregulla të pranuar nga gjithë secili. PD hoqi dorë nga kërkesat absurde, si qeveri teknike apo tranzitore, për menaxhimin e zgjedhjeve u pranua që administrimi zgjedhor nuk ka çaluar”.