Kulturë “Nderi i Kombit” për Çesk Zadenë

“Nderi i Kombit” për Çesk Zadenë

Presidenti Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne të zhvilluar në Universitetin e Arteve, kompozitorin dhe muzikantin e shquar shqiptar Çesk Zadeja (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”.

Titulli i lartë, iu akordua me motivacionin: “Për vlerat e çmuara si themelues i institucioneve muzikore artistike shqiptare; me vlerësim kompozitorit, që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën tonë kombëtare; dekanit të përhershëm të shkollës shqiptare të kompozimit si dhe artistit, i cili lartësoi me muzikën, veprën e tij artistike, pedagogjike dhe shkencore në mbarë botën, traditat dhe emrin e Shqipërisë”.