Politika Ndërkombëtarët, në lëvizje! Ambasadori britanik takohet me Bashën

Ndërkombëtarët, në lëvizje! Ambasadori britanik takohet me Bashën

Ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje menjëherë pas vendimit të opozitës shqiptare për djegien e mandateve të deputetëve, duke u shprehur kundër kësaj lëvizjeje.

Pasditen e sotme, ambasadori i Britansë, Duncan Norman ka shkuar në zyrën e Lulzim Bashës ku temë e bisedës ka qenë pikërisht kjo çështje.

Takimi vjen një ditë pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve në shenjë proteste ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Ditën e protestës, në 16 shkurt, Ambasadori britanik bëri thirrje që tubimi të jetë paqësor dhe të shmangen aktet e dhunës.

Edhe gjatë ditës së hënë pati disa reagime nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.