Bota Ndërprerja e fondeve për OBSH, Bill Gates: Trump po rrezikon botën

Ndërprerja e fondeve për OBSH, Bill Gates: Trump po rrezikon botën

Vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për ndërprerjen e fondeve për OBSH në mes të krizës së koronavirusit ka ngjallur shumë kritika.

Ekspertët kryesorë të shëndetësisë e kanë quajtur vendimin e Trump si një “krim kundër njerëzimit” dhe një akt “të mallkuar” që do të kushtojë jetë.

Një reagim i ngjashëm ka ardhur edhe nga bashkëthemeluesi i fondacionit “Bill&Melinda Gates” i cili e konsideron të rrezikshëm këtë vendim.

“Ndërprerja e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë është po aq e rrezikshme sa ç’duket. Puna e tyre po frenon përhapjen e COVID-19 dhe nëse puna e tyre ndërpritet asnjë organizatë tjetër nuk mund t’i zëvendësojë. Bota ka nevojë për OBSH-në tani më shumë se kurrë”, shkruan Gates në profilin e tij në Twitter.

Fondacioni Gates është një nga donatorët më të mëdhenj të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.