Aktualitet Ndërpriten “Llogara Air Games” për shkak të zjarreve

Ndërpriten “Llogara Air Games” për shkak të zjarreve

Emergjencave Civile lajmërojnë se për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin janë ndërprerë fluturimet në “Llogara Air Games”.

Flakët në Majën e Qorres në afërsi të Parkut Kombëtar të Llogarasë dhe ndërhyrja me helikopter ka bërë që këto fluturime të anulohen.

Llogara Air Games do të rifillojë fluturimet pas stabilizimit të situatës.