Bota Ndërron jetë 8-vjeçarja e qëlluar gabimisht nga policia

Ndërron jetë 8-vjeçarja e qëlluar gabimisht nga policia

Protesta të shumta në Brazil pas vrasjes së një vajze të vogël 8-vjeçare e cila u qëllua gabimisht me një plumb në kokë nga forcat e policisë gjatë një aksioni për arrestimin e disa të kërkuarve për drogë.

Autoritetet në Rio de Zhaneiro paralajmëruan nisjen e hetimeve, ndwrsa sipas dëshmitarëve vajza e vogël u qëllua në kokë nga një plumb i forcave të policisë në një lagje të varfër. Me qindra persona protestuan të dielën në zonën ku u vra fëmija.

Shumë persona kanë publikuar në rrjetet sociale fotografitë e Agata, vajzës së vogël, e qeshur dhe e lumtur, për të denoncuar agresivitetin politik të guvernatorit të Rios, aleat i presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.

Për funeralin e saj u organizua një tjetër manifestim me fëmijë që marshonin me në duar tullumbace të verdha dhe parullën: “Mjaft na vratë!”