Sport Ndërron jetë Harry Gregg, “Heroi i Mynihut”

Ndërron jetë Harry Gregg, “Heroi i Mynihut”

Harri Greg, ish-portieri i njohur i Mançester Junajted dhe kombëtares së Irlandës së Veriut është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare.

Greg njihet nga të gjithë si “Heroi i Mynihut” pas humanizmit të jashtëzakonshëm në aksidentin ajror të vitit 1958, ku arriti të shpëtoj disa nga shokët e skuadrës apo pasagjerë të tjerë ndërsa rrëzimi i avionit shkaktoi 23 viktima, 8 prej tyre lojtarë të Manchesterit.

Harri Greg u ble nga Mançester për shifrën rekord 23 mijë e 500 paund, duke u kthyer në portierin më të shtrenjtë në botë në vitin 1957. Ai mbrojti për 9 vite portën e “Djajve të Kuq”, por pa mundur shijojë një titull kampion.