Aktualitet Ndërron jetë ish-ministri Sabit Brokaj

Ndërron jetë ish-ministri Sabit Brokaj

Ndërroi jetë në mënyrë të papritur në moshën 78-vjeçare për shkak të një ataku kardiak ish-ministri Sabit Brokaj.

Gjatë kohës së diktaturës kishte shërbyer si mjek kardiolog dhe me rënien e regjimit u angazhua në politikën aktive radhët e Partisë Socialiste.

Fillimisht, shërbeu si Ministër i Shëndetësisë nga shkurti deri në Dhjetor 1991.

Në korrik të 97-ës, Sabit Brokaj u emërua Ministër i Mbrojtjes, detyrë që e mbajti deri në vitin 1999.

Sabit Brokaj u zgjodh deputet në zgjedhjet e viteve 91, 96 dhe 97.

Me krijimin e LSI-së ai iu bashkua kësaj force duke mbajtur detyra të rëndësishme në këtë parti.