Extra Ndërron jetë komediani i famshëm amerikan

Ndërron jetë komediani i famshëm amerikan

Komediani Jerry Stiller ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Lajmin e dha djali i tij, aktori i famshëm Ben Stiller, i cili shkroi në Twitter: “Ju njoftoj me trishtim se babai im, Jerry Stiller, ndërroi jetë për shkaqe natyrale”.

“Ai ishte një baba dhe gjysh i mrekullueshëm, një bashkëshort i devotshëm për 62 vite. Do të na mungosh shumë. Të dua shumë, babi”, shtoi Ben Stiller në postimin e tij.

Jerry Stiller njihet për rolet e tij në serialet “Seinfeld” dhe “The King of Queens”. Gjithashtu, ka interpretuar së bashku me djalin e tij, Ben Stiller, në filma si “Zoolander”, “Heavyweights”, “Hot Pursuit”, “The Heartbreak Kid” dhe “Zoolander 2”.