Kuriozitete Ndërron jetë në një aksident, siguracioni paguan bashkëshorten, por dhe të dashurën

Ndërron jetë në një aksident, siguracioni paguan bashkëshorten, por dhe të dashurën

Kishte një grua dhe një fëmijë të vogël. Por tre ditë në javë, duke përfituar nga lëvizjet e shumta të bashkëshortes, një punëtor italian kalonte kohën me një person tjetër. Lidhja e tij me të dashurën nuk ishte aspak e fshehtë, në qytetin e Torinos, aq sa çifti jashtëmartesor shëtiste lirshëm dhe kishte marrë me qira një apartament.

Një histori tërësisht personale, por që doli në publik kur punëtori italiani pësoi një aksident fatal në Liguria. Viktima ishte e siguruar dhe kompania e sigurimeve veproi duke dëmshpërblyer të venë.

Por disa javë më vonë, me avokatin e saj, u paraqit edhe e dashura e të ndjerit, duke kërkuar edhe ajo dëmshpërblimin. Jo pa surprizë, kompania pranoi të paguante, duke u bindur nga motivi i paraqitur.

“Viktima dhe klientja ime kishin plane për të ardhmen, bashkëjetesë, dhe dashuri”, deklaroi avokati i saj.  Elemente të mjaftueshme për përfitimin  e një shume të mbetur e fshehtë, por që cilësohet si “e majme”, dhe që në fakt nuk do të ndikojë në mënyrën e jetesës së bashkëshortes legjitime, sepse dëmshpërblimi nuk u nda në dysh, por u dyfishua.