Aktualitet Ndërron jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv

Ndërron jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv

Një pacient ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në kryeqytet.

Pacienti që ndërroi jetë vuante nga ceroza në mëlçi, ndërsa ishte transferuar nga Shërbimi i Sëmundjeve Interne në QSUT, që është shndërruar sëfundmi në vatër të përhapjes së COVID-19.

Një ditë më parë në Spitalin Infektiv ndërroi jetë edhe një 76-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se e moshuara kishte rezultuar bartëse me koronavirus, por ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit.