Shkrimtari i njohur dikur kandidoi edhe për President në Peru, përveç letërsisë u njoh edhe për jetën private
Shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa, fitues i çmiimit Nobelit për letërsinë dhe një gjigant i letrave të Amerikës Latine ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se babai ynë, Mario Vargas Llosa, ndërroi jetë i qetë sot në Lima, i rrethuar nga familja e tij”, lexohej në një letër të publikuar nga fëmijët e tij dhe të postuar në rrjetin social X.
Gjatë një karriere që zgjati më shumë se 50 vjet, spikatën romanet si “Koha e Heroit“,“Biseda në Katedrale“ dhe “Festa e Dhisë“.
Ai mbahet mend edhe për mosmarrëveshjet me shkrimtarin tjetër të njohur Gabriel García Márquez.
Tre vite pasi Márquez ndërroi jetë në 2014, Vargas Llosa tha se ishte i trishtuar kur dëgjoi për vdekjen e ish-mikut të tij, por refuzoi të shtjellonte arsyet e mosmarrëveshjeve.
Shkrimtari dikur kandidoi edhe për president në Peru, por u mund nga kundërshtari i tij politik dhe për shkak të kërcënimeve me vdekje u detyrua që brenda pak orësh të largohej nga vendi. Vargas Llosa mori nënshtetësinë spanjolle në vitin 1993, ndërsa seria e dramave, eseve dhe romaneve vazhdoi.
Në vitin 2023, ai njoftoi se romani i tij më i ri me titullin “Ju dedikoj heshtjen time“ do të ishte i fundit i tij: “Megjithëse jam optimist, nuk mendoj se do të jetoj aq gjatë sa të punoj për një roman të ri, sepse më duhen tre ose katër vjet për të shkruar një të tillë”, u shpreh ai për median La Vanguardia.
Bujë bëri edhe jeta e tij private. Shkrimtari u divorcua nga gruaja e tij e parë në vitin 1964 dhe u martua me kushërirën e tij të parë, Patricia Llosa.
Pas 50 vitesh martesë, ai e la atë në vitin 2015, nënën e këngëtarit Enrique Iglesias, një lidhje që përfundoi në vitin 2022.