Kulturë Ndërron jetë regjisorja e njohur, Vjosa Berisha

Ndërron jetë regjisorja e njohur, Vjosa Berisha

Regjisorja nga Kosova, Vjosa Berisha ka ndërruar jetë pak orë më parë në Londër. Bashkëshorti i saj, Fatos Berisha ka lajmëruar humbjen e hidhur në rrjetet sociale  ku ka shtuar se detaje të tjera për varrimin do të bëhen të ditura më vonë.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”.

Vjosa Berisha punoi për mëse 20 vite në industrinë e filmit, ku ndër projektet më të rëndësishme mund të përmendet “Cirku Fluturues”.  Në të ajo ishte producente së bashku me bashkëshortin, fatosin, si regjisor dhe skenarist. Ndërsa në “The Happiness Effect”, u shfaq si bashkëproducente me regjisorin Borjan Zafirovski.

Berisha luftonte prej kohësh me kancerin, ndaj dhe ndodhej në Angli ku vazhdonte trajtimin, një betejë që nuk mundi ta fitonte.