Extra Ndërtesa më e lartë në botë ndriçohet me flamurin shqiptar (VIDEO)

Ndërtesa më e lartë në botë ndriçohet me flamurin shqiptar (VIDEO)

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar, duke u “veshur” e gjitha kuqezi. Mbrëmjen e sotme, në nder të 28 nëntorit, ditë që përkon me 110-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar, tek ndërtesa është projektuar flamuri kombëtar.

Videoja është postuar në faqen zyrtare të “Burj Khalifa” në Instagram ku shkruhet: “Burj Khalifa ndizet me flamurin shqiptar për festën e tyre kombëtare. Ne i urojmë prosperitet dhe rritje.”

Gjithashtu në sfond gjatë videos, ata kanë vendosur edhe himnin kombëtar shqiptar.

Burj Khalifa, e ndërtuar në vitin 2010, herë pas here ndryshon edhe pamjen e jashtme për të përcjellë mesazhe të rëndësishme, si ky për Shqipërinë.