Kuriozitete Ndërton shtëpinë në det, rrezikon dënimin me vdekje

Ndërton shtëpinë në det, rrezikon dënimin me vdekje

Një amerikan i pasur, që ka ndërtuar një shtëpi që lundron përgjatë brigjeve tajlandeze, mund të rrezikojë dënimin me vdekje, pasi autoritetet e kanë akuzuar për shkelje të sovranitetit të vendit.

Chad Elwartowski dhe bashkëshortja e tij tajlandeze, Supranee Thepdet janë akuzuar për kërcënim kundër pavarësisë së mbretërisë nga marina tajlandeze, që zbuloi banesën e tyre 12 milje detare larg brigjeve, ose brenda ujërave territoriale të Tajlandës.

Ne faqen e saj në “Facebook”, marina tajlandeze thekson se “çifti nuk kishte dorëzuar asnjë kërkesë për autorizim tek autoritetet e Tajlandës, para se të ndërtonin shtëpinë e tyre”.

“Ata tallen me Tajlandën si shtet sovran”, thekson marina.