Kryesore Ndikimi rus në Ballkan, Mogherini: Ekziston, por nuk krahasohet me BE-në

Ndikimi rus në Ballkan, Mogherini: Ekziston, por nuk krahasohet me BE-në

E pyetur nga gazetarët për ndikimin rus në Ballkan, përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të Jashtme Federica Mogherini pranoi se ka ndikime të tjera në rajon, por jo aq të fuqishëm sa BE.

“Ndikim i të tjerëve në rajon ekziston, ti the Rusia, por dhe të tjerë, por asnjë prezencë nuk krahasohet me prezencën, influencën që ka BE në çdo vend të Ballkanit Perëndimor. Kjo është ajo që po bëjmë me këtë strategji. BE është porta e hapur, ju zgjodhët BE dhe BE zgjidhi këtë rrugë. Besoj se do të jetë një rrugë jo e thjeshtë por e mundur”, tha Mogherini.

Përfaqësuesja e lartë e BE vuri në dukje edhe përfitimet e ndërsjella mes Ballkanit Perëndimor dhe BE.

“Ballkani Perëndimor janë një treg interesant për BE. Çështja e sigurisë, si unë dhe Hahn kemi kujtuar se si vendet e Ballkanit Perëndimor janë rrethuar nga vendet e BE, një problem sigurie, në një prej këtyre vendeve bëhet automatikisht problem sigurie për BE.

 Mënyra më e mirë dhe efikase dhe e njëjtë për të garantuar siguri dhe stabilitet është ajo e ankorimit në një perspektivë të besueshme në BE.

Është një rajon që deri 20 vite më parë kishte më shumë luftë, dhe sensi i njëjtë i perspektivës drejt BE garanton një ekuilibër dhe drejt njohjes së kujtesës që mund të garantojë një konsistencë paqësore.

Ka interes në konsolidimin e tranzicionit ekonomik dhe demokratik, është interesi jonë dhe i qytetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe nuk dua të them 30 vjet nga këtu, të them se kemi tradhtuar pritjet e një rajoni që donte shumë të hynte në Europë dhe rezultati është radikalizimi, shtimi i konflikteve dhe të pendohemi për faktin që nuk përdorëm potencialin e stabilitetit të zhvillimit dhe paqes që BE ka në rajon”, tha Mogherini.