Kuriozitete Ndodh në Iran, televizioni censuron shortin prej… prezantueses

Ndodh në Iran, televizioni censuron shortin prej… prezantueses

Një stacion televiziv shtetëror në Iran (IRIB) të premten ka transmetuar vetëm pjesërisht shortin e Botërorit të Rusisë, që u zhvillua në Pallatin e Kremlinit në Moskë. Më saktë, vetëm pjesën e caktimit të grupeve. Arsyeja është e pazakontë.

Problemi i iranianëve ka qenë veshja e prezantueses Maria Komandnaya. Kultura e tyre nuk e lejon që femra të tregojë pjesët e trupit dhe nuk mund të transmetonin pamje të cilësuara “të pakëndshme”. Disa ditë më parë, mediet iraniane kishin paralajmëruar se transmetimi i drejtpërdrejt do të varej nga mënyra se si do të vishej bukuroshja ruse.