Extra Ndodhet në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19, Rita Ora tregon...

Ndodhet në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19, Rita Ora tregon frikën për nënën e saj

Nëna e saj është rikthyer të punojë si psikiatre me NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar)  dhe aktualisht është në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.

Rita Ora  foli me sinqeritet për situatën aktuale të mamasë së saj Vera Sahatçiu gjatë një paraqitje në Extra , të cilën ajo e bëri përmes video-live të mërkurën.

Këngëtarja, 29 vjeçare, shpjegoi  se si e sheh situatën e pandemisë dhe si është të kesh nënën që punon në vijën e parë të luftës.

Rita tha: “Njerëzit po sëmuren më shumë se kurrë, sidomos të moshuarit.

Ajo është në të vërtetë një psikiatre dhe kështu që ajo të duhet të nxitojë në urgjencë dhe kjo nuk është  diçka që ajo e ka bërë përditë.

Siç mund ta shihni të gjithë janë të dëshpëruar dhe kërkojnë mjekë nga çdo lloj fushe për t’i ndihmuar”.

Rita tregon se si është dita pasi nëna e saj mbaron punën: “Ajo vjen në shtëpi, heq rrobat, dhe bën menjëherë dush. Tashmë ajo ka një mënyrë tjetër të jetuari.

Unë mendoj se çdo ditë për të është një rrezik … unë kam pak frikë dhe i them gjithmonë: ‘Nëse nuk ndihesh mirë, qëndro në shtëpi’.

Ajo ndihet e detyruar të shkojë dhe të kryejë shërbimet e saj.

Unë e pyes gjithmonë si je dhe i kërkoj të ruajë distancën.

Është e frikshme, por ajo beson në Zot dhe ka besim se do ia dalim, për mua është heroinë”.

Rita dhe motra e saj Elena  janë regjistruar si vullnetare për NHS.

Rita tregoi rolin që ajo dhe motra Elena do të kenë si vullnetare, duke thënë se ato “do të ofrojnë pajisje mjekësore, do të marrin receta, do të kontrollojnë të moshuarit dhe do të marrin në telefon personat e moshuar dhe ata që janë vetëm për ti dhënë mbështetje në këto kohë pandemie”.

Këngëtarja shqiptare i është bashkuar edhe  nismës simbolike të anglezëve “Clap For Carers”, duke duartrokitur për mjekët dhe infermierët, ndërkohë videon e ka ndarë me fansat e saj në Instagram.