Shëndet Ndotja e ajrit, si përkthehet në trupin tonë

Ndotja e ajrit, si përkthehet në trupin tonë

Së shpejti do të falë në dritë një ndër përpjekjet më të guximshme të botës për të trajtuar ndotjen e ajrit. Nga e hëna e ardhshme, mijëra shoferë do të përballen me një pagesë të re për të hyrë në Londrën qendrore.

Qëllimi është të pengohen automjetet më të ndyra, në përpjekje për të reduktuar sëmundjet dhe vdekjet e parakohshme. Iniciativa vjen pasi shkencëtarët thonë se ndikimet e ndotjes së ajrit janë më serioze se sa mendohet më parë.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, i tha BBC-së se kërcënimi i ndotjes së ajrit, që është më së shumti i padukshëm për syrin e lirë, është “një emergjencë e shëndetit publik”.

Ai shtoi: “Një nga gjërat që më ka shqetësuar është se nuk mund ta shohim materien e grimcuar, dioksidin e azotit, prandaj helmin, nuk e marrim seriozisht”.

Por gjatë dekadave të fundit, hulumtimi ka zbuluar se si gazrat si dioksidi i azotit dhe grimcat e vogla, të njohura si lëndë grimcë ose PM, mund të arrijnë thellë në trup, me rrezikun e shkaktimit të dëmeve të përhershme.

Sulmi i astmës

Efektet më të dukshme janë në frymëmarrjen tonë – kushdo që vuan nga astma, për shembull, ka më shumë gjasa të jetë në rrezik, sepse ajri i pistë mund të shkaktojë probleme kronike dhe gjithashtu të shkaktojë një sulm.

Hulumtimet kanë treguar se fëmijët që rriten në rrugët shumë të ndotura kanë kapacitet më të vogël të mushkërive sesa ato në zona më të pastra.

Sfida më të mëdha

Ndotja e ajrit mund të përkeqësojë edhe problemet e tjera të frymëmarrjes, përfshirë emfizemën dhe bronkitin kronik, dhe mendohet të lidhet edhe me kancerin e mushkërive.

Dr Ben Barrett nga King’s College London, i cili po drejton hulumtimin në fjalë, thotë se fëmijët e lindur në një mjedis më të ndotur përballen me sfida më të mëdha në jetë.

“Nuk është domosdoshmërisht që kanë një sëmundje të veçantë që ata zhvillojnë, por trupi i tyre është më pak i aftë për t’u përballur me ato sfida pasi të mbërrijnë në pleqëri”.

Studime tjera

Një studim i madh kinez bëri një ndërlidhje midis ndotjes dhe uljen e performancës, ndërkohë që një studim britanik botuar javën e kaluar sugjeroi një lidhje mes ndotjes dhe episodeve psikotike në adoleshencë.

Një studim tjetër i vogël, por ende në proces, po heton placentën dhe ka gjetur pika të zeza që duken të ngjashme me grimcat e ndotura në qelizat e mushkërive.

Një nga kërkuesit e përfshirë në punë, Norrice Liu, gjithashtu nga Universiteti i Mbretëreshës Mari, tha se placenta pritet të sigurojë një mjedis steril, kështu që pamja e pikave të zeza ishte një surprizë.

“Ne e dimë se si duken grimcat e ndotjes kur janë në pjesë të tjera në trup, veçanërisht në mushkëri, dhe pikat e zeza që po shohim në placentë janë në formë dhe ngjyrë shumë të ngjashme me ato që na bëjnë të mendojmë mund të jenë grimcat e ndotjes“.

Prania e tyre nuk jep prova në një lidhje me lindjen e parakohshme ose me dështim, por sugjeron një mekanizëm të mundshëm.