Kryesore Ndryshime në Policinë e Shtetit, Gledis Nano emëron drejtuesit e rinj

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Gledis Nano emëron drejtuesit e rinj

Dy javë pas marrjes së detyrës dhe pas skadimit të afatit 100-ditor të vendosur nga kryeministri Edi Rama, Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka ndryshuar të gjithë drejtuesit e Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.

Ndryshimet kanë nisur nga Tirana. Rebani Jaupi nuk do të jetë më drejtor i Policisë së Tiranës. Në vend të tij është emëruar Lorenc Panganika.

Hamdi Fiore është emëruar drejtor i Policisë së Shkodrës, Gledian Berberi drejtor në Policinë e Vlorës. Ardian Çipa rikthehet në poste drejtuese, duke u emëruar drejtor në Policinë e Elbasanit.

Alfred Çepe emërohet drejtor në Policinë e Fierit, Gjovalin Loka emërohet drejtor në Policinë e Korçës, Neritan Nallbani drejtor në Policinë Durrës.

Nga Policia e Tiranës, Rebani Jaupi është emëruar drejtor në Departamentin e Sigurisë Publike.

Edmond Sulaj emërohet drejtor në Policinë Kukës, Bledar Çeliku emërohet drejtor në Policinë e Gjirokastrës, Oltion Bistri emërohet drejtor në Policinë e Lezhës, Skënder Hitaj emërohet drejtor në Policinë Dibër.

Në vendin që la vetë bosh, Gledis Nano ka emëruar Alban Dautajn si drejtor të Antiterrorit. Sajmir Boshnjaku emërohet drejtor i Kufirit në Tiranë, Fatmir Hoxha emërohet drejtor i Kufirit në Korçë, Sokol Cana emërohet drejtor i Kufirit në Gjirokastër, Arben Joca emërohet drejtor i Kufirit në Shkodër dhe Lorenc Shehu emërohet drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin.