Politika Ndryshime në qeverinë shqiptare, kush është zv.ministrja e re e Drejtësisë

Ndryshime në qeverinë shqiptare, kush është zv.ministrja e re e Drejtësisë

Fjoralba Caka është zëvendësministrja e re e Drejtësisë.

Me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe në vendimin e Këshillit të Ministrave që u mblodh sot, Caka zëvendëson në këtë post, Teuta Vodwn.

Kësaj të fundit, një javë më parë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i kërkoi dorëheqjen.

Voda është anëtare e kryesisë së Partisë Socialiste, sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe drejtuese e fondacionit “Qemal Stafa” në PS.

Më herët ka qenë Këshilltare ligjore në Parlamentin Evropian para se të vinte në Shqipëri në 2017-ën.

Fjoralba Caka është pedagoge.