Ekonomi Ndryshime në Wall Street, për herë të parë zgjidhet shefe ekzekutive një...

Ndryshime në Wall Street, për herë të parë zgjidhet shefe ekzekutive një femër

“Citigroup” ka emëruar për herë të parë një grua si shefe ekzekutive të bankës së Wall Street-it.

Britanikja Jane Fraser, presidentja aktuale dhe kryetarja e ndarjes globale të konsumatorëve, do të bëhet e para femër që merr këtë post kur shefi aktual Michael Corbat të dalë në pension në muajin shkurt. Ai do largohet pas 37 vitesh nga banka e Wall Street, tetë prej të cilave i ka kaluar si shef ekzekutiv.

Zonja Fraser e lindur në Skoci ka punuar në ‘Citigroup’ për 16 vjet, duke shërbyer si presidente që nga viti 2019. Ajo mbikëqyr biznesin në 19 vende të botës, ndërsa më parë ishte e fokusuar vetëm në Amerikën Latine.

Një tjetër bankë e rëndësishme në Amerikë, Wells Fargo, tentoi ta merrte së fundmi Fraser si shefe ekzekutive, por duket se destinacioni i saj ishte Wall Street.

Kryetari i bordit të drejtorëve të ‘Citigroup’, John Dugan, tha se Fraser do ta çonte bankën “në një tjetër nivel”.