Politika Ndryshimi i Kushtetutës, Komisioni i Ligjeve miraton listat e hapura

Ndryshimi i Kushtetutës, Komisioni i Ligjeve miraton listat e hapura

Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë miratuar në Komisionin e Ligjeve propozimin për ndryshimin e Kushtetutës për hapjen e listave zgjedhore. Ndërkohë sa i takon vendosjes së një prag elektoral, kjo është lënë që të përcaktohet në Kodin Zgjedhor.

Sipas ndryshimeve të reja, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare partitë do të paraqesin kandidatë të cilët do të garojnë dhe brenda partisë së tyre për marrjen e mandatit, pasi zgjedhësit përveç partisë do të përzgjedhin dhe emrat për deputetë.

Ndonëse në ndryshimet e bëra nuk përcaktohet nëse do të ndalohen koalicionet parazgjedhore, por një gjë e tillë bëhet teknikisht e pamundur pasi do të duhet që në fletën e votimit të përfshihen emrat e kandidatëve të të gjithë partive që mund të jenë pjesë e një koalicioni.

Ndryshimet pritet të kalojnë për miratim në seancën e ardhshme e tashmë i mbetet në dorë Kuvendit për ta votuar apo hedhur poshtë.

Opozita e bashkuar ka kundërshtuar me forcë një gjë të tillë duke thënë se, ky veprim prish marrëveshjen e arritur më 5 qershor me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve