Aktualitet Ndryshimi mes xhihadizmit dhe terrorizmit

Ndryshimi mes xhihadizmit dhe terrorizmit

Xhihadi është një term islamik i përdorur për të përshkruar detyrën dhe përkushtimin ndaj Islamit. Terrorizmi nga ana tjetër është akti për të futur ndjenjën e panikut dhe terrorit tek njerëzit duke kryer vepra të këqija.

Xhihadi gjithashtu është për luftë islamike. Kjo luftë mund të bëhet për të mbrojtur një vend, fe, familje apo për të shpëtuar jetën e dikujt. Xhihadi gjithashtu është edhe “lufta” e dikujt për t’u vetë-përmirësuar. Nga shumë persona ky është quajtur xhihadi i vërtetë.

Terrorizmi nga ana tjetër nuk ka aspak si qëllim mbrojtjen. Qëllimi i vërtetë i terrorizmit është të shkaktojë sa më shumë lëndime, dhimbje dhe agoni tek dikush për ta bërë atë të ndjehet i pasigurtë. Fjala terrorizëm përdoret zakonisht kur bëhet fjalë për episode shkatërrimi në masë apo vrasje. Nuk ka aspak të bëjë me fenë, pasi as Islami dhe asnjë fe tjetër në botë nuk predikon shkatërrimin dhe vrasjet.

Terrorizmi gjithnjë lidhet me vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe kjo mund të ndodhë nëpërmjet shpërthimeve dhe sulmeve, ndërsa xhihadi nuk lejohet kundër njerëzve të pafajshëm.

Të dy termat shpesh janë keqkuptuar.

Ndërsa politikanët shpesh e kanë përdorur termin terrorist për të gjykuar rivalët e tyre dhe lufta ndërmjet tyre i kanë quajtur luftëra kundër terrorizmit. Ndërsa terroristët nga ana e tyre janë përpjekur t’i justifikojnë sjelljet e tyre duke i kategorizuar si xhihad.

Megjithatë nuk ka prova se në Islam apo ndonjë fe tjetër ku xhihadi justifikon vrasjen e njerëzve të pafajshëm apo dëmtimin e pronës.

Përmbledhje

1 – Xhihadi është term i përdorur për të përshkruar detyrën dhe përkushtimin e dikujt kundrejt islamit ndërsa terrorizmi është një akt i kryer për të përhapur panik tek njerëzit.

2 – Xhihadi jo gjithmonë ka nevojë të jetë luftë e dhunshme kurse terrorizmi është gjithnjë i dhunshëm.

3 – Xhihadi gjithnjë kryhet për Zotin, ndërsa terrorizmi kryhet edhe për qëllime materialiste.

4 – Terrorizmi gjithnjë ka tendencën të dëmtojë njerëzit e pafajshëm ndërsa xhihadi nuk e lejon diçka të tillë.