Shëndet Ndryshon metoda e gjetjes së simptomave për Alzheimerin

Ndryshon metoda e gjetjes së simptomave për Alzheimerin

Objektivi i Institutit italian të Shkencave të Zbatuara dhe Sistemeve të Inteligjencës ka për qëllim gjetjen e një metode për të rritur ndjeshmërinë e analizave në mënyrë që të jetë në gjendje të kapë shenja të Alzheimerit në një pikë gjaku.

Pajisja e re parashikohet të arrij të kapë më shpejt diagnozën për të ndërmarrë një ndërhyrje të terapive në kohë.

Sot një, diagnostikim i sigurt mbi sëmundjen e Alzheimerit, është pothuajse i pamundur sepse shenjat e sëmundjes kërkohen në shtyllën kurrizore, një ndërhyrje kjo tepër e rrezikshme dhe rrallë herë e praktikuar.

Duke marrë parasysh iniciativat e këtij instituti, kjo do të ndryshonte shumë ndikimin në shoqëri.

Teknologjia e re, quajtur ”droplet split and stack”, bazohet në efektin e grumbullimit të ngarkesave elektrike dhe na lejon të kalojmë limitet e marra nga teste e deritanishme.