Bota “Në Berlin do kërkoj liberalizmin e vizave, nuk flitet për ndryshim kufijsh”

“Në Berlin do kërkoj liberalizmin e vizave, nuk flitet për ndryshim kufijsh”

Për Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, Evropa ia ka borxh Kosovës liberalizmin e vizave. Ai për këtë çështje do të flasë edhe në Samitin e Berlinit me dy udhëheqësit kryesorë, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron. Ndërsa nuk beson se në këtë Samit do të ketë negocim për territorin e Kosovës.

Samiti i Berlinit është një mundësi e mirë dhe një tavolinë e përbashkët e Ballkanit Perëndimor dhe Kosova e ka perspektiven evropiane dhe për mua ka shumë rëndësi se Evropa e ka një borxh ndaj Kosovës, pra liberalizimin e vizave dhe vendimi ende nuk është marrë.

Aty janë udhëheqësit kryesor si Merkel dhe Macron, shpresoj që të kem mundësi t’ua rikujtoj këtë borxh, nuk mendoj se aty do të ketë negocim për territorin e Kosovës dhe Serbisë e as për Zajednicë”.