Bota Në Buffalo të SHBA mund të zgjidhet kryebashkiakja e parë socialiste

Në Buffalo të SHBA mund të zgjidhet kryebashkiakja e parë socialiste

Mund të jetë një votim historik, ai mund të shpallë India Walton si kryebashkiake të Buffalo, që është qyteti i dytë më i madh në shtetin e Nju Jorkut. Me një zonë urbane përreth arrin 1 milion banorë, pranë kufirit me Kanadanë, Buffalo mund të jetë i pari qytet i rëndësishëm prej 60 vitesh që drejtohet nga një kandidat me parime qartësisht socialiste, edhe pse formalisht kandidate e Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për India Walton, sindikalistja 39-vjeçare që pas 99% të votave në primaret demokrate, kryeson bindshëm ndaj kryebashkiakut Byron Brown me 52% të votave.

Në Buffalo, kandidati demokrat fiton zgjedhjet nga koha kur John F. Kennedy ishte president, kështu që fituesi në primaret demokrate fshihet edhe si fituesi jozyrtar i zgjedhjeve. Një fitore e madhe dhe jo e parashikueshme për India Walton, një ish-infermiere që me pak resurse mundi kandidatin zyrtar të partisë, që kërkonte mandatin e pestë.

Dikur një nga kryeqendrat e industrisë amerikane, me një nga portet më të mëdhenj në botë, Buffalo ndër dekada ka parë një tkurrje të aktiviteteve si dhe të popullsisë, që u frenua disi pikërisht nga Byron Brown, që solli investime të reja për qytetin.

Por kritikët mendojnë se ai ka zmadhuar edhe diferencën midis shtresave sociale, dhe pikërisht në ketë pikë ka sjell favorin e votuesve fushata e India Walton, që pritet të marrë drejtimin e një prej godinave më karakteristike amerikane, atë të bashkisë së Buffalos.

Kandidati i fundit që është deklaruar hapur mbi përkatësinë socialiste në një qytet të madh është Franck Zeidler, kryebashkiak i Milwaukee në vitet ’60.