Kuriozitete Në Europë do të hiqet ndryshimi i orës, por jo në të...

Në Europë do të hiqet ndryshimi i orës, por jo në të gjitha shtetet

Nga viti 2021 ora nuk do të ndryshojë më me ndërrimin e sezoneve. Por ky ndryshim pritet të ndodhë vetëm në disa prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Vendimi i ndërmarrë nga Komisioni i BE-së dhe Parlamenti Europian duhet të aprovohet nga 28 shtetet anëtare.

Tashmë mësohet se në muaji qershor ministrat e vendeve anëtare do të marrin për herë të parë vendimin se, kur dhe ku do të vlejë cila kohë.

Pavarësisht vendimit që do të merret, ndryshimi i orëve do të prezantohet 30 marsin e 2020-s në të gjithë BE-në.

Por tani, thuhet që në muaji qershor ministrat e vendeve anëtare të marrin për herë të parë vendim se kur dhe ku do të vlejë cila kohë. Sepse disa anëtarë të BE, mes të cilave Britania e Madhe, Greqia dhe Portugalia, duan që t’i mbajnë rregullat e vjetra dhe të kenë ndryshimin e orës dy herë në vit në verë dhe në dimër.

Qipro, Hollanda, Danimarka, Franca dhe Irlanda nuk kanë marrë ende vendim.

Shtetet e tjera duan ta heqin ndryshimin e orës, por duhet të vendosin cilën nga kohët do të zgjedhin, atë të dimrit apo atë të verës.

Pse zgjat kaq shumë kjo gjë, e shpjegon deputeti europian Liese për Deutsche Wellen: “Duhet kohë për t’ i dhënë mundësinë vendeve anëtare që të koordinohen. Do të ishte e rëndësishme nëse do të kishim të njëjtën orë në gjithë sipërfaqen”.

Nëse në të ardhmen do të udhëtohet nga Hamburgu në Hollandë dhe Belgjikë apo Francë, atëherë ora duhet të ndryshohet të paktën një herë dhe jo tre.

Kompanitë e fluturimeve ajrore, hekurudhave, ndërmarrjeve të transportit duhet të përshtaten. “Por për këtë nuk duhen dy vjet. Kjo gjë mund të bëhet edhe më shpejt”, thotë eksperti i kohës për partinë konservatore.

Pjesa më e madhe e vendeve të botës nuk e njohin ndryshimin e orës, vetëm 73 prej tyre e bënë këtë vit. Ka shtete në të cilat ora ndryshon vetëm në një pjesë, sipër shembull në Kanada apo SHBA.

69 shtete e kanë hequr ndryshimin e orës, që kanë pasur më parë.

BE ka tre zona kohore, nga Portugalia në perëndim deri në Qipro në lindje. Edhe tregu i brendshëm ose planet e fluturimit nuk janë penguar të funksionojnë.

E sigurt është sidoqoftë se ndryshimi i orëve do të prezantohet 30 marsin e ardhshëm. Në të gjithë BE.