Kryesore Në fundjavë qeveria mblidhet në Shkodër me një mision të dyfishtë

Në fundjavë qeveria mblidhet në Shkodër me një mision të dyfishtë

Këtë fundjave, të premten dhe të shtunën qeveria shqiptare do të mblidhet në Shkodër, ku do të vijë me mision të dyfishtë, jo vetëm për të kaluar disa prej projekteve që lidhen me këtë qytet, por edhe për të mbledhur këshillin kombëtar të territorit.

Edhe pse detajet janë të pakta, bëhet e ditur se mbledhja e qeverisë do të zhvillohet në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, ndërsa ajo e KKT-së, në një tjetër mjedis, ku ende nuk është detajuar, por me gjasa në një prej lokaleve në periferi të Shkodres.

Por përveç mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama gjatë qendrimit në Shkoder do të bëjë prezantimin e disa drejtuesve të ri të institucioneve. Gjatë qendrimit në metropolin verior do të shpalosen edhe disa prej projekteve që do të investohen në qarkun e Shkodres.

Ndërsa në mbledhjen e KKT-së me i rendesishmi vendim që do të marrë dritën jeshile, është plani kombëtar i Alpeve.

Ky projekt do te pasohet nga nje program investimesh kapitale qe do te kryhen me bashkefinancimin e Qeverise Shqiptare dhe Bankes per Zhvillim te Keshillit te Europes.

Permes ketij masterplani do te kryhet nje studim i thelluar i mundesive per nxitjen e metejshme te turizmit ne zonen e Alpeve, planifikimin e nje zhvillimi te qendrueshem dhe investime ne permiresimin e infrastruktures publike ne koordinim me biznesin e komunitetet vendore.