Kuriozitete Në kërkim të alienëve… kapet një sinjal misterioz

Në kërkim të alienëve… kapet një sinjal misterioz

Kapet një sinjal radio nga Proxima Centauri. Më anë të radioteleskopit Parkes në Australi, astronomët kanë ndjerë këtë sinjal anormal radio, që mbërrin nga drejtimi i yllit më të afërt me diellin, vetëm 4.2 vjet dritë larg.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike The Guardian dhe ka ngjallur jo pak fantazi e teori mbi praninë e jetës aliene ndër radhët e të apasionuarve.

Megjithatë sinjali i mbërritur në Tokë është konfirmuar edhe nga SETI, Autoriteti për Kërkimin e Inteligjencës Jashtëtokësore, por që shton se shkaqet apo burimet e këtij sinjali mund të jenë të ndryshme.

Sipas SETI, sinjali me frekuencë 982 mhz, nuk duket se mbërrin nga ndonjë antenë tokësore dhe mund të mbërrijë edhe nga ndonjë objekt që ka drejtimin e Proxima Centauri, por që mund të ndodhet edhe shumë përtej saj.

Sinjali në fjalë, shpjegojnë ekspertët, nuk është natyral, që zakonisht janë me bandë të gjerë dhe janë frekuenca të shumëfishta në mënyrë të vazhdueshme, ndryshe nga sinjali që ka mbërritur.

Por një hipotezë është që mund të mbërrijë nga një planet me fushë magnetike shumë të fortë, si ajo e Jupiterit. Sipas ekspertëve, janë të shumta hipotezat se cila është prejardhja e këtij sinjali, e ndër to është edhe hipoteza e një mesazhi nga alienët.