Kryesore Në Kolumbi ka një qytet me emrin “Albania”, ja lidhja me shqiptarët

Në Kolumbi ka një qytet me emrin “Albania”, ja lidhja me shqiptarët

Një vend në Kolumbi mban emrin e shtetit shqiptar.

Po, po është e vërtet dhe këtë me siguri e dinë shumë pak shqiptarë.

Qyteti me emrin “Albania” është qendër komune në Departamentin Kolumbian të La Guajira, në Detin e Karaibeve.

Emri i provincës ka qenë Calabacito dhe u ndryshua në “Albania” në vitin 1937 nga një komisar i La Guajira.

Komisari i vendosi provincës emrin “Albania” për shkak se gruaja e tij quhej Alba.

Megjithatë ekziston dhe një version tjetër sipas të cilit thuhet se komisari i vendosi emrin duke iu referuar vendit tonë.

Popullsia e Albanias është një popullsi relativisht e re e përbërë nga 51% e meshkujve dhe 49% e femrave.

29% e tyre e konsiderojnë veten autoktonë, ndërsa 10% mestizo, raizal ose afro-kolumbianë.