Extra Në labirintin më të gjatë të botës, ku në çdo kthesë humbet

Në labirintin më të gjatë të botës, ku në çdo kthesë humbet

E cilësojnë si labirintin më të gjatë në botë. Por përtej rekordeve, kush nuk do të donte të humbiste në këtë krijesë përrallore?

“Longleat Hedge Maze” është një miks mes inxhinierisë dhe botanikës: ndodhet në Angli, Wiltshire, pranë fshatit Horningsham dhe mban rekordin me labirintin italian të Masone di Fontanellato.

Labirinti botanik italian i Franco Maria Ricci mban vendin e parë si labirinti më i gjerë, ndërsa Longleat Hedge Maze është më i gjati në botë. Një botë ku të humbasësh mes kthesave është një lojë enigmatike.

Longleat Hedge Maze është i rrethuar nga park prej 400 hektarësh dhe një pylli që shkoj përtej 1600 hektarësh. Në versionin aktual është projektuar në vitin 1975 nga arkitekti Grez Bright me më shumë se 16000 “mure” që mbulojnë një sipërfaqe prej gjatësie prej 2,75 kilometrash.

Për mirëmbajtjen e labirintin janë 20 kopshtarë, që çdo 6 muaj rimodelojnë komplet “muret”. Dhe për këtë operacion të jashtëzakonshëm, labirinti qëndron i mbyllur për 20 ditë.

“Muret” janë të lartë rreth 250 centimetra. Një lartësi që ua ndalon turistëve, edhe atyre të gjatëve, të orientohen. Janë të shumta, ashtu si në çdo labirint, rrugët pa dalje. Dhe për të gjetur rrugën e duhur mund të të duhen edhe rreth një orë e gjysmë.

Një “aftësi” që është kthyer në një sfidë për të gjithë ata që duan të gjejnë rrugën e duhur në një kohë sa më të shkurtër.