Kulturë Në një film me Robert De Niron dhe Morgan Freeman, Blerim Destani:...

Në një film me Robert De Niron dhe Morgan Freeman, Blerim Destani: Është nder për mua

Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani është bërë pjesë e produksonit Hollywood-ian, “The Comeback Trail”, ku luan krah aktorëve të mëdhenj si Robert De Niro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones.

Ka qenë vetë Destani i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka publikuar trailer-in e filmit . “Shikoni trajlerin e filmit tim të fundit “The Comeback Trail”. Në film luajnë Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones. Është nder për mua të aktorja krah këtyre xhentëllmenëve”, shkruajti aktori.

Me regji të George Gallos, filmi është ripërpunim i projektit kinematografik me të njëjtin emër, të transmetuar në vitin 1982 nga Harry Hurwitz.

Xhirimet e filmit “The Comeback Trail” kanë filluar që në fillim të vitit të kaluar në New Mexico. Filmi rrëfen historinë e një producenti filmash, i cili është në borxhe të mëdha. Ai vendos ta financojë një film me skenar të dobët me shpresën që gjatë xhirimeve ylli protagonist i këtij projekti do të vritet dhe ai do të mund ta paguajë borxhin e tij ndaj mafias, nga paratë e policës së sigurimit të aktorit.

Edhe pse shfaqet shumë pak në film, për Blerim Destanin ky është një tjetër sukses i radhës. Kujtojmë se më herët aktori shqiptar ka luajtur në filma të tjerë shumë të njohur si “Blind”, “Spielmacher” etj.

“The Comeback Trail” planifikohet të shfaqet në kinema më 13 Nëntor të këtij viti.