Extra “Në Parlamentin shqiptar ka politikanë homoseksualë të padeklaruar”

“Në Parlamentin shqiptar ka politikanë homoseksualë të padeklaruar”

Në programin “Historia ime” të gazetares Mirela Milori, Arbër Kodra tregoi si ka ndryshuar jeta e tij pasi tregoi publikisht se është homoseksual. Po në studio, ai gjithashtu tha se edhe në qeverinë aktuale, dhe në Kuvend, ka persona të komunitetit LGBTI.

Arbër Kodra: Në qeveri ka persona të komunitetit LGBTI.

Mirela Milori: Në qeverinë aktuale?

Arbër Kodra: Po ka dhe ka pasur, që ata i dinë shumë mirë se kush janë, por që i shtypin.

Mirela Milori: Të padeklaruar?

Arbër Kodra: Të padeklaruar sigurisht.

Mirela Milori: Domethënë ka persona që kanë familje?

Arbër Kodra: Jo dhe mund të mos kenë familje, por bëjnë jetë të dyfishtë.

Mirela Milori: Edhe njëherë, në qeveri dhe në Kuvend ka persona të komunitetit LGBTI, janë biseksualë dhe do të thuash që kanë martesë normale, kanë grua dhe fëmijë dhe ne i njohin të tillë, i votojmë të tillë dhe janë të fshehtë?

Arbër Kodra: Po, edhe kjo është. Por ka dhe nga ata që s’janë të martuar dhe kanë një jetë të fshehur.

Mirela Milori: Edhe në qeverinë aktuale?

Arbër Kodra: Po edhe në qeverinë aktuale.