Horoskopi Në prag të Shën Valentinit: Ja cila shenjë do të ndahet sipas...

Në prag të Shën Valentinit: Ja cila shenjë do të ndahet sipas astrologes Meri Shehu

| Nga American Eye
Shpërndaje

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga dita e Shën Valentinit, astrologia Meri Shehu ka lajme jo të mira për disa nga shenjat e horoskopit.

Sipas saj, do të ketë probleme në anën profesionale, por edhe në atë private, si prishje e planeve apo edhe ndarje në çift.

Parashikimi i shenjave si më poshtë:

Dashi – Situatë shumë shpërthyese dhe nervozizëm. Të papritura dhe surpriza.

Demi – Prapaskena, kundërshtarë, tradhti dhe shpërthim i brendshëm nervor.

Binjakët – Përmbysje e papritur e planeve dhe kthesa të rrezikshme.

Gaforrja – Rrëshqitje e papritur e situatave nga kontrolli juaj në karrierë dhe jetë personale.

Luani – Vështirësi ligjore dhe pengesa në udhëtime. Kujdes në hapje te reja.

Virgjëresha – Shpenzime të tepërta ekonomike paqëndrueshmëri psikologjike dhe erotike.

Peshorja – Përballje të forta me partneritet surpriza në kontrata dhe ndarje në biznese apo çift.

Akrepi – Luftë për dominancë dhe joshje në punë. Situata elektrizuese dhe ndryshime të papritura.

Shigjetari – Xhelozi dhe shpërthime në dashuri. Njohje të reja të papritura shumë të furishme.

Bricjapi – Një çështje karriere merr fund në mënyrë të papritur dhe debate në familje.

Ujori – Një problem me komunikimin në ditën e sotme apo me makinat e kompjuterat ju nervozon.

Peshqit – Mos u nxitoni të thoni fjalën e fundit apo të gabuarën pasi do ju kërkojnë dëmshpërblim.