Aktualitet Në pranga “piratët” e Vlorës, zbardhen 12 vjedhjet e kryera prej tyre

Në pranga “piratët” e Vlorës, zbardhen 12 vjedhjet e kryera prej tyre

Policia e Vlorës, përmes një operacioni të koduar “piratët”, ka zbuluar aktivitetin kriminal të katër të rinjve të përfshirë në vjedhjen e banesave.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve M.H. 29 vjeç dhe E.K. 25 vjeç me banim në Vlorë, si dhe shpallja në kërkim e A.M dhe L.H. Shtetasit M.H dhe E.K, janë kapur në flagrancë në lagjen “28 Nëntori” duke vjedhur në  një banesë.

Ndërsa shtetasit A.M dhe L.H, pjesëtarë të grupit, në të njëjtën kohë kanë hyrë për të  vjedhur në një supermarket, ku dhe kanë mundur të largohen duke marrë vetëm steka me cigare.

Në vijim të operacionit, nga  veprimet hetimore intensive, janë zbardhur edhe 12 ngjarje të tjera (vjedhje) të ndodhura në kohë të ndryshme, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të listuara si më poshtë:

Më datë 16.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit S.M, në lagjen “29 Nëntori”.

Më datë 07.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.M, në lagjen “Isa Boletini”.

Më datë 30.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit L.Sh, në lagjen “Lef Sallata”.

Më datë 30.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit P.K, në lagjen “Isa Boletini”.

Më datë 15.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit A.H, në lagjen “Pavarësia”.

Më datë 11.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit G.K, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Më datë 07.03.2019, është vjedhur banesa e shtetases L.Sh, në lagjen “24 Maji”.

Më datë 05.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit B.T, në lagjen “1 Maji”.

Më datë 25.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.K, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Më datë 15.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit K.B, në lagjen “15 Tetori”.

Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit F.F, në lagjen “24 Maji”.

Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.P, në lagjen “28 Nëntori”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penal.