Extra Në San Francisko do të ndalohet të pish cigare brenda në shtëpi,...

Në San Francisko do të ndalohet të pish cigare brenda në shtëpi, por hashashi lejohet

Duhanpirja do të jetë e ndaluar brenda ambienteve të shtëpisë, në San Francisko. Por ka një përjashtim: pirja e hashashit do të lejohet.

Bordi i supervizorëve të qytetit votoi të martën e kaluar 10-1 në favor të ndalimit të pirjes së cigareve në apartamente, me përjashtim të kanabisit. Rregulli i ri u miratua për të mbrojtur banorët e tjerë të shtëpisë nga pasojat e tymit të cigares. Por marijuhana terapeutike do të lejohet. Shkelësit do të përballen me një gjobë prej 1000 dollarësh.

Pirja e duhanit është e paligjshme në hapësirat publike, por rregulli i ri futet brenda apartamenteve dhe banesave private. Megjithatë, urdhri pritet të shkojë javën e ardhshme në zyrën e kryetares së Bashkisë, London Breed, e nëse e firmos, hyn në fuqi 30 ditë më vonë.